Arrestohen 5 shtetas dhe ndiqen penalisht 5 zyrtar për kultivim nakortikësh në Mirditë

Arrestohen 5 shtetas dhe ndiqen penalisht 5 zyrtar për kultivim nakortikësh në Mirditë

Policia e Shtetit njoftoi të enjten se ka arrestuar 5 shtetas dhe po ndjek penalisht 5 zyrtar të bashkisë Mirëditë lidhur me kultivimin e paligjshëm të narkotikëve.

Shtetasit A. L., 39 vjeç, banues në Kurbin dhe E. V., 26 vjeç, N. K., 32 vjeç, A. M., 31 vjeç dhe Gj. K., 38 vjeç, banues në Lezhë, janë kapur në flagrancë duke kultivuar në kubikë fidanë cannabis sativa.

Ndërkohë, po ndiqen penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” shtetasit:

– N. K., kryetar i fshatit Xhuxhë;

– Sh. M., specialist i pyjeve në Njësinë Administrative Fan;

– P.Ll., kryetar i fshatit Pshqesh;

– Gj.L., specialist i pyjeve në Njësinë Administrative Orosh;

– B.N., Administratori i Njësisë Administrative Orosh.

Policia bëri me dije se gjatë operacionit u sekuestruan armë zjarri automatike, municion luftarak dhe bimë kanabisi.

Rastet janë referuar për hetim pranë Prokurorisë Lezhë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>