Arrestohen 6 persona në vend në orët e para të së shtunës

Nga Exit News
Arrestohen 6 persona në vend në orët e para të së shtunës

Në qytetet e vendit u arrestuan 6 persona ditën e shtunë për krime të ndryshme. Policia e Elbasanit, Vlorës dhe Kukësi njofton se:

Kukës

Policia e Kukësit ka arrestuar të shtunën një 28-vjeçar në Kukës për goditjen me shufër hekuri një të mitur 15 vjeçar. Përplasja, njofton policia ka ndodhur sepse 15 vjeçari dyshohet se ka përdhunuar motrën e 28 vjeçarit.

Të dy personat janë arestuar, 15 vjeçari akuzohet për përdhunim ndërsa 28 vjeçari për plagosje me armë zjarri.

Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar një 36-vjeçar pasi ka kundërshtuar policinë dhe u përpoq të largohej me makinë. Ai e drejtonte makinën pa leje.

Elbasan

Policia e Elbasanit arrestoi tre persona për shpërndarjen e lëndëve narkotike. Policia sekuestroi 162 doza heroinë, 4 doza kokainë dhe 41 doza kanabis.

Personat e arrestuar janë një 48-vjeçar me iniciale U.P., një 48-vjeçar me iniciale D.P. dhe një 39-vjeçare me iniciale A.K. banues në Elbasan.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>