Arrestohen 6 të dyshuar për zjarrvënien në kampin e Morias

Nga Exit News
Arrestohen 6 të dyshuar për zjarrvënien në kampin e Morias

Gjashtë shtetas të huaj janë arrestuar si të dyshuar për vënien e zjarrit në kampin e refugjatëve në Lesbos të Greqisë, një javë më parë.

Fillimisht policia arrestoi pesë prej tyre, e më pas të martën, arrestoi të gjashtin.

Pak pas arrestimeve, një video, që dyshohet se është xhiruar jashtë kampit Moria, ka qarkulluar në stacionet televizive greke dhe faqet e internetit të lajmeve.

Video tregon ndezjen e disa zjarreve të vogla jashtë kampit. Duke mbajtur një copë kartoni, një burrë përpiqet të vendosë zjarre në pika të ndryshme. Sipas informacionit mediatik, burri është një nga gjashtë të arrestuarit.

Në 9 shtator, kampi ku strehoheshin rreth 13 mijë refugjatë mori flakë dhe u dogj i tëri, duke lënë pa strehim refugjatët dhe në mesin e panikut të pandemisë.

Rreth 35 refugjatë ishin infektuar me covid-19 përpara  se kampi të digjej, ndërsa ditët e fundit janë zbuluar dhe të infektuar të tjerë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>