
Policia e Korçës arrestoi 7 persona mëngjesin e së premtes.
Përmes një njoftimi zyrtar, bëhet e ditur se personat e arrestuar janë:
- A. M., 23 vjeç, banues në Çiflig, Korçë
- M. A., 32 vjeç, banues në Pojan, Maliq
- M. T., 37 vjeç, banues në Moravë, Korçë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje narkotikësh
- Xh. A., 28 vjeç, banues në Korçë
- E. T., 39 vjeç, banues në Korçë, subjekt i OFL-së për të deklaruar pasurinë
- N. J., 53 vjeç, banues në Moravë, Korçë
- M. M., 33 vjeç, banues në Borovë, Kolonjës.
Ata akuzohen për prodhim dhe shitje narkotikësh në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Gjatë kontrollit në banesë e makinë, policia sekuestroi armë, sasi lënde narkotike dhe para.