Policia ka arrestuar, të enjten, dy persona, të cilët po transportonin tre emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës.
Ata u arrestuan në aksin rrugor Pogradec-Korçë.
Dy shqiptarët i kishin premtuar emingratëve nga Lindja e Mesme transportin deri në Tiranë dhe më pas drejt pikave kufitare të Veriut, në shkëmbim të një pagese prej 150 eurosh për person.
Hetimet ndaj tyre po bëhen nga prokuroria e Elbasanit.
Ata akuzohen për veprën penale ‘ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit’.