Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar të shtunën, në Selanik pasi kishin përshtatur një shtëpi për të kultivuar kanabis.
Dy djemtë, 20 dhe 26 vjeç, kishin ndërtuar një serë brenda apartamentit dhe kishin mbjëllë kanabis.
Policia sekuestroi të paktën 39 rrënjë kanabisi dhe mjete të tjera të nevojshme për rritjen e tij si llampa të fuqishme dhe transformator për energjinë elektrike.