
Policia e Tiranës ka arrestuar sot dy 21 vjeçarë të cilët dyshohet se shpërndanin kartmonedha eurosh false.
Sipas policisë, dy të rinjtë me banim në Krujë i merrnin kartmonedhat e falsifikuara nga Italia. Më pas ata i hidhnin në treg nëpër subjekte të ndryshme në Tiranë.
Ndaj tyre tashmë rëndojnë akuzat “Falsifikim i monedhave”, “Mashtrimi” dhe “Shkelje e të drejtës së pronësisë industriale”.