Policia e Tiranës ka arrestuar të martën një çift të rinj në Sauk, të cilët kishin bërë gati për shitje një sasi heroine.
Ata janë një 26 vjeçar banues në Elbasan dhe një 22 vjeçare banuese në Tiranë.
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për dy të rinjtë, të cilët akuzohen për ‘prodhim e shitje të lëndëve narkotike, në bashkëpunim.