Arrestohet një grup për tregti të paligjshme nafte

Të shtunën në darkë, shtatë punonjës të drejtorisë së doganave, ndër to dhe ish- Zëvendës Drejtoresha e Përgjithshme u arrestuan për shpërdorim detyre. Gjithashtu, i akuzuar është dhe administratori i kompanisë “Tea Construction & Petrol” Adrian Xhillari i shpallur në kërkim ndërkombëtarë në Maj të viti 2015.

Doganierët akuzohen se nuk kontrolluan lëvizjet e rreth 4. 4 milionë litra naftë të kompanisë në fjalë, nga depot në Mzez të Tiranës në rafinerinë e Ballshit.

Sipas prokurorisë së Fierit, sasia e naftës së papërpunuar, e cila nuk lejohej të dilte në treg, u shpërnda në pikat e karburantit.

Dëmi i shkaktuar shtetit nga mos pagimi i akcizës vlerësohet me mbi 2 milionë euro.

Persona e arrestuar janë:

  • Lula Njebza – ish-zv/Drejtoreshë e Përgjithshme të Doganave;
  • Mirarbër Teneqexhiu –  ish- Kryetar i Doganës Tiranë,
  • Alfred Bushi –  ish- shefi i Akcizës
  • Adrian Alikaj –  doganier akcize
  • Syrja Misiraj – doganier akcize

Në arrest shtëpie janë personat:

  • Ortenca Zorba – doganiere akcize
  • Elona Jareci – doganiere akcize

I shpallur në kërkim ndërkombëtar është:

  • Adrian Xhillari – administrator i “Tea Construction & Petrol”

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>