Drejtori i Tatimeve Korçë dhe një specialist i Tatimeve, janë arrestuar të premten, pasi dyshohen për korrupsion.
Sipas njoftimit të policisë, dy zyrtarët i kanë premtuar disa bizneseve se nuk do të ushtrojnë kontroll të thelluar për shkelje të mundshme në bizneset e tyre, në shkëmbim të rryshfetit.
Çështja tani po hetohet nga Prokuroria Speciale Anti Korrupsion, SPAK.