Arrestohen tre persona për kultivim kanabisi në Elbasan

Nga Exit News
Arrestohen tre persona për kultivim kanabisi në Elbasan

Tre persona janë arrestuar nga policia në Elbasan pasi u zbuluan se po tentonin të kultivonin kanabis.

Policia njofton se arrestimet janë kryer mëngjesin e sotëm në fshatin Krrabë e Madhe të Elbasanit.

Janë shpallur gjithashtu në kërkim dy persona të tjerë të dyshuar se ishin të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.

Personat më sipër kishin mbjellë kanabis në një zonë të pyllëzuar në fshatin Krrabë e Vogël.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>