Arrestohet 1 person në kërkim ndërkombëtar për drogë

Nga Exit News
Arrestohet 1 person në kërkim ndërkombëtar për drogë

Policia e Fierit ka arrestuar një 57 vjeçar në kërkim nga qeveria italiane. Sipas njoftimit të policisë i arrestuari është Bujar Agolli, 57 vjeç, banues në Lushnjë.

Ai u shpall në kërkim nga Italia, pas dënimit nga Gjykata e Milanos me 8 vjet burg, për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve”.

Agolli akuzohet se ka drejtuar një organizate kriminale që ka trafikuar sasi të mëdha lëndë narkotike kokainë, heroinë dhe cannabis sativa nga Hollanda, Belgjika dhe Shqipëria në drejtim të Italisë.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Roma, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Italisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>