Dy persona janë arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës, pasi duke shfrytëzuar rrëmujën e krijuar, tentuan të kalonin drogë në Greqi.
Policia e Gjirokastrës raportoi se të arrestuarit janë një 22 vjeçar dhe një 48 vjeçar nga fshati Kotë, në Vlorë.
Në makinën e tyre u gjet 21 kilogramë kanabis dhe lëndë narkotike e presuar në trajtën e çokollatës.