
Policia e Krujës arrestoi shtetasit K. V., 38 vjeç dhe K. B., 24 vjeç, banues në Fshatin Halil, Krujë, për plagosjen me thikë të një personi në Krujë. I plagosuri, E. H., 29 vjeç, banues në fshatin Halil, Krujë, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Policia njoftoi se përplasje ndodhi për arsye banale.