
Policia e Shkodrës ka arrestuar një 23-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.
Ai u arrestua në Shkodër, pranë lagjes ‘Vojo Kushi’.
Për 23-vjeçarin gjykata e Vercelit në Itali ka lëshuar në vitin 2019 urdhër-arresti për veprën ‘vjedhje me armë në rrethana rënduese’.
Pritet që në ditët në vijim, i riu të ekstradohet në Itali.