Policia e Pogradecit ka arrestuar të shtunën pasdite tre persona, të cilët po transportonin l14,3 kilogramë kanabis në makinë.
Një prej të dyshuarve ka tentuar t’i shpëtojë policisë duke u hedhur në liqen, por nuk ka mundur të largohet shumë dhe është arrestuar.
Një prej të arrestuarve, Angjel Prifti, është dënuar më parë sërish për trafik të lëndëve narkotike.