Arrestohet 3 persona për trafik të 26 emigrantëve të paligjshëm

Nga Exit News
Arrestohet 3 persona për trafik të 26 emigrantëve të paligjshëm

3 persona u arrestuan dhe 1 u shpall në kërkim për transportin e 26 emigrantëve të paligjshëm në Korçë.

Personat e arresruar janë . M., 17 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq; K. R., 24 vjeç, banues në Korçë, si edhe u shpall në kërkim shtetasi R. Ç., 24 vjeç, banues në Maliq.

Policia njoftoi se në vendin e quajtur “Ura e Drithasit”, në Maliq, ka ndaluar “shtetasin P. M., i cili kundrejt shpërblimit po transportonte në drejtim të Tiranës, 26 emigrantë të paligjshëm”.

Transporti i emigrantëve sirianë të paligjshëm në vendet e BE-së përmes Shqipërisë është kthyer në shqetësim për vendet e BE-së.

Pavarësisht vendosjes së policisë evropiane të kufirit Frontex, transporti I emigrantëve vazhdon të mbetet problem për vendin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>