Një 32-vjeçar nga Korça është arrestuar të hënën, pasi po transportonte katër emigrantë sirianë.
Ai u ndalua gjatë rrugës Pogradec-Librazhd, pasi policia pikasi katër emigrantë në bagazhin e makinës së tij.
32-vjeçari i kishte marrë 215 euro secilit prej emigrantëve për t’i transportuar ata deri në Tiranë dhe më pas drejt një prej pikave kufitare të veriut.
Destinacioni final i tyre do të ishte një vend i BE-së.