Policia e Tiranës ka arrestuar një 41 vjeçar të shpallur në kërkim nga gjykata e Torinos në Itali.
Kristian Sula, i njohur dhe me emrin Bledar Gaçi është dënuar me 9 vjet e 4 muaj burg për organizatë kriminale dhe trafik droge.
Ai pritet të ekstradohet së shpejti në Itali për të vuajtur dënimin.