Policia ka arrestuar një 41-vjeçar i cili pasi u kap duke transportuar inerte të marra nga shtrati i lumit Mat, tentoi të korruptonte policin që e ndaloi.
Teksa po transportonte inertet, në rrugën Lezhë-Laç, ai është ndaluar nga polici rrugor, të cilin ka tentuar ta korruptojë.
Policia ka nisur hetimet për marrjen e inerteve nga shtrati i lumit si dhe po heton dhe kryeinspektorin e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Kurbin, J.M, 41 vjeç për shpërdorim detyre.