46 persona u arrestuan në Spanjë për trafik të emigrantëve të paligjshëm nga Ballkani Perëndimor.
Hetimet u drejtuan nga Policia Kombëtare spanjolle, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë shqiptare dhe autoritetet e zbatimit të ligjit dhe imigracionit në Austri, Francë, Itali, Slloveni, Kosovë, Portugali, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara dhe të mbështetur nga Europol, njoftoi policia e Shtetit, të hënën.
Grupi i parë kriminal u arrestua në 2019 në ishullin Saint Maarten të Karaibeve, për kontraband të emigrantëve nga Ballkani Perëndimor, me dokumente të falsifikuara në Shtetet e Bashkuara.
Në dhjetor 2020 u arrestuan korrierët që udhëtonin në Kosovë dhe Shqipëri për të shpërndarë dokumentet e falsifikuara.
Në mars 2021, katër baza shtypi për dokumente të falsifikuara në Kosovë u çmontuan.
Deri më tani, hetimi ka çuar në 50 arrestime, më shumë se 400 migrantë të identifikuar në aeroporte dhe 1.000 dokumente false të sekuestruara.