Një 47 vjeçar është arrestuar nga policia në Fier pai ka keqtrajtuar bashkëshorten.
I arrestuari banon në Kurian të Roskovecit dhe të shtunën ka hyrë me forcë në banesën e ish-bashkëshortes së tij dhe e ka dhunuar fizikisht.
38 vjeçarja kishte një urdhër mbrojtës nga Gjykata ndaj ish bashkëshortit.
Ajo ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
47 vjeçari do të hetohet nga Prokuroria e Shkallës së Parë në Fier për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare e mbetur në tentative, dhunë në familje dhe për shkelje të urdhërit të gjykatës.
Dhunimi i banesës dhe shkatërrimi i pronës janë dy akuza të tjera që rëndojnë mbi dhunuesin nga Roskoveci.