
Policia rrugore ka arrestuar 6 persona dhe ka pezulluar 20 patenta, gjatë 24 orëve të fundit, për tejkalim shpejtësie.
“20 Leje Drejtimi të pezulluara për shpejtësi dhe alkool, gjatë drejtimit të mjeteve. 6 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, të arrestuar “për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, (në gjendje të dehur dhe të pa pajisur me leje drejtimi)”, shkruhet në njoftimin e Policisë.
Kontrollet u kryen në rrugën Tiranë -Elbasan -Tiranë.
“4 drejtues automjetesh të cilët janë konstatuar duke bërë gara shpejtësi me njëri-tjetrin në zonën e Bulevardit të ri i cili lidh Unazën e Re me Yzberishtin”, sqaron Policia.