
Policia ka arrestuar të premten një 65-vjeçar, i dyshuar për zjarrëvënie të qëllimshme në fshatin Roshje, në Pezë.
Ai u kap në flagrancë nga policia duke ndezuar zjarr në në pronën e tij, por që si pasojë e erës kishte dalë jashtë kontrollit dhe janë dëmtuar ullinjtë që ndodheshin në kufi me pronën e tij.
Hetimet po bëhen nga prokuroria e Tiranës.