Arrestohet anëtari i gjashtë i bandës që trafikonte heroinë

Nga Exit News
Arrestohet anëtari i gjashtë i bandës që trafikonte heroinë

Policia e Elbasanit ka arrestuar një person të gjashtë, pjesë e bandës që trafikonte heroinë, e cila u godit një ditë më parë.
I arrestuari është një 36-vjeçar banues në Peqin.
Një ditë më parë, policia arrestoi pesë persona dhe kapi 4,2 kilogramë heroinë dhe një sasi kanabisi, në një makinë që transportonte lëndë drusore.
Hetimet për të zbuluar kontaktet e tjera të të arrestuarve po vijojnë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>