
Policia ka arresuar autorin e tretë të vrasjes së Mikel Osmanit, në vitin 2016, në Korcë. Personi i arrestuar, sipas njoftimit të policisë të premten është A. M., 33 vjeç, banues në Korçë.
Në gusht të 2016, Mikel Osmani, 23-vjeç, u rrah për vdekje në një local në Dishnicë pas një konflikti me pronarin dhe me trupërojën e lokalit.
Në 2016, policia arrestoi pronarin e lokalit O. Z., dhe truprojën Ll. D. 23-vjecari u rrah me sende të forta dhe si pasojë e plagëve humbi jetën në Spitalin e Traumës, në Tiranë.