Policia ka arrestuar mesditën e së mërkurës, Agron Tanushin, autorin e vrasjes së ish-kunatës së tij 35-vjeçare në Bathore, në 15 shtator.
Tanushi, 31-vjeç, u arrestua në Lushnje, në tentativë për t’u fshehur.
Vrasja e 35-vjeçares dyshohet ndodhi për shkak të konflikteve të pronësisë. Viktima, me iniciale J.H pretendonte se banesa ku jetonte pas ndarjes me bashkëshortin i përkiste asaj dhe jo familjarëve të ish-bashkëshortit.
Ky pretendim kishte shkaktuar konflikte të vazhdueshme mes gruas dhe ish-kunatit të saj, deri në ngjarjen e djeshme.
Viktima u vra kur po largohej përfundimisht nga banesa, në prani të djalit të saj 8 vjeçar.