
Policia ka arrestuar Rrok Pepaj, babain e autorit të vrasjes së dy personave në Malësinë e Madhe, Daniel Pepaj.
Rrok Pepaj u akuzua për fshehje të krimit. Ai i tregoi policisë vendin se ku fshiheshin trupat e dy të vrarëve.
Daniel Pepaj vrau Emiljano Pepaj dhe Vilson Cetaj për vjedhjen e rrënjëve të kanabisit nga parcelat e tyre, në Vrisht të Malësisë së Madhe.
Ai u shpall në kërkim nga policia.