Policia arrestoi Drejtorin e OST-së, A. P., 38 vjeç dhe E. L., 38 vjeç, Inxhinier pranë OST, Njësia Operative Fier, për vdekjen e dy elektricistëve në Fier.
Policia, të mërkurën njoftoi se të arrestuarti kanë urdhëruar 2 elektricistët të kryejnë punime në mënyrë të kundraligjshme në linjën 110 KV në Jagodinë, Fier.
Viktimat janë Gj. D., 50 vjeç dhe B. S., 64 vjeç, punonjës të Njësisë Operative Fier.