Arrestohet gjinekologu në Gjilan, për abortimin tek një e mitur

Nga Die Morina
Arrestohet gjinekologu në Gjilan, për abortimin tek një e mitur

Një gjinekolog u arrestua, të mërkurën, në Gjilan të Kosovës, nën dyshimin për ndërprerje të palejueshme të shtatzënisë në një të mitur. Ai po mbahet në paraburgim për 48 orë, bazuar në vendimin e prokurorisë.

Arrestimi i tij vjen pasi dyshohet se ai ka lejuar dhe kryer abortin tek një vajzë 13-vjeçare, e cila dyshohet se është përdhunuar nga dy burra.

Lajmi u konfirmua për median kosovare KALLXO nga prokurori i çështjes, Arben Ismajli.

Mjeku është i dyshuari i katërt që arrestohet në lidhje me çështjen.

Dy burra të tjerë, një 21 dhe 38 vjeçar u arrestuan më parë nën dyshimin e përdhunimit të të miturës. Ata dyshohen se kanë përdhunuar të miturën dhe më pas e kanë detyruar atë të abortojë në një klinikë private.

Ata janë në paraburgim, ndërsa një gjinekolog tjetër nga Gjilani umor në pyetje pasi dyshohet se nuk ka  raportuar rastin kur e mitura ka shkuar për të bërë kontroll në klinikën e tij private.

Aborti në Kosovë është i ligjshëm për sa kohë që vajza është mbi 18 vjeç dhe nën 10 javë shtatzënë. Nëse vajza është nën 18 vjeç, aborti duhet të kryhet në një strukturë të licencuar dhe të aprovuar dhe me lejen e prindërve. Në të dy rastet, gruaja ose vajza gjithashtu duhet të japin pëlqimin e saj. Në këtë rast, fëmija ishte nën 18 vjeç, nuk kishte pëlqimin e prindërve dhe aborti duket se ishte i detyruar me forcë.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme