
Policia e Kavajës ka arrestuar një 24-vjeçar, i cili akuzohet se ka kërcënuar me vrasje një punonjës policie.
24-vjeçari ka qenë nën hetim prej të paktën 6 muajsh.
Sipas njoftimit të policisë, i riu kishte hapur një numër të madh profilesh të rrjeteve sociale me të dhëna të rreme. Ai i dërgonte mesazhe kanosëse punonjësit të policisë.
I ri ka dhe precedentë të mëparshëm kriminal, pasi dyshohet se ka konsumuar veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.
Hetimet për rastin po vijojnë nga prokuroria e Kavajës.