Arrestohet inspektori i IKMT-së në Sarandë, akuzohet për marrje rryshfeti

Nga Exit News
Arrestohet inspektori i IKMT-së në Sarandë, akuzohet për marrje rryshfeti

Një inspektor i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit është arrestuar nga Policia e Sarandës, pasi akuzohet për marrje rryshfeti.

Inspektori me inicialet A.B. 35 vjeç, dyshohet se ka marrë rryshfet 5000 euro dhe 350 mijë lekë nga një qytetar, për të mos i prishur një pjesë të një objekti pa leje në Ksamil. Policia ka arrestuar dhe pronarin e objektit.

Policia e Sarandës ka nisur një operacion kundër ndërtimeve të paligjshme në bregdetin e Ksamilit. Ajo ka shoqëruar për pyetje deri tani 7 persona në polici, por ka arrestuar vetëm 2 personat e lartpërmendur.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>