Policia e Tiranës ka arrestuar, të enjten, një inspektor në Drejtorinë Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme e Tatimeve.
Ai dyshohet se i kërkonte bizneseve rryshfet për të mos i kontrolluar dhe hetuar dokumentet. Po ashtu, inspektori dyshohet se kërkonte rryshfet dhe nga biznese të kapura në shkelje, në këmbim të mos denoncimit në prokurori.
Policia i ka gjetur inspektorit një shumë prej 5 mijë eurosh, të cilat dyshohet se i janë marrë pronarit të një biznesi.
Hetimet për këtë rast po kryhen nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.