Policia arrestoi të dielën Alket Bratë, i akuzuar nga prokuroria si drejtuesi i grupit që shfrytëzoi seksualisht 17-vjeçaren në Fushë Krujë.
Brata u arrestua pasi po drejtonte makinën pa leje drejtimi. 23-vjeçari akuzohet për prodhim dhe shitje të narkotikëve, shfrytëzim prostitucioni, por edhe vendosjen e tritolit në banesën e 17-vjeçares, e cila e denoncoi pak ditë më parë për shfrytëzim prostitucioni.
Policia arrestoi katër persona dhe shpalli në kërkim dy të tjerë, të akuzuar nga 17-vjeçarja për abuzime seksuale dhe për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Arrestimi i tyre erdhi pas 8 muajsh hetime.