Dodë Gjikolaj, i njohur dhe me emrin Elton Gjikolaj, u arrestua në Gjirokastër.
Ai është akuzuar si vrasësi me pagesë i biznesmenit kosovar Haxhi Ahmeti, i vrarë në 14 shtator 2018 në fshatin Smolecë të Gjakovës, në një atentat mafioz me tritol.
Prokuroria kosovare ka zbuluar ADN-në e Gjikolajt në vendin e krimit.
Gjikolaj është person me precedent të mëparshëm penal. Ai është dënuar në Shkodër në vitin 2016 për ‘vjedhje energjie’ e ‘heqje të paligjshme të lirisë’.
Pas daljes nga burgu në vitin 2018, ai ka shkuar në Kosovë ky dyshohej se ishte përfshirë në aktivitete kriminale.