Policia e Korçës ka arrestuar, të premten, një 33-vjeçar, të dyshuar si autorin e 17 vjedhjeve pikturash në 3 muajt e fundit.
33-vjeçari ka qenë edhe më parë idënuar për vjedhje pikturash, sende me vlerë dhe pajisje shtëpiake. Policia dyshon se ai ka tentuar të vjedhë dhe kishën e Shën Sotirit.
Hetimet për rastin po bëhen nga prokuroria e Korçës. Mbi të rëndon akuza e veprës penale ‘vjedhje, e kryer më shumë se një herë’.