Policia kufitare arrestoi, të shtunën, një 50-vjeçar që po tentonte të kalonte në Greqi 3 kilogramë kanabis sativa.
Ai u arrestua në kufirin e gjelbër mbi fshatin Konispol, gjatë patrullimeve rutinë të policisë kufitare.
50-vjeçari ishte banues në Berat.
Hetimet e mëtejshme për ngjarjen po bëhen nga prokuroria e Sarandës.