Policia ka arrestuar të premten një 36-vjeçar, i shpallur në kërkim pasi akuzohet për plagosje të rëndë.
Arrestimi i tij u bë pranë sheshit Shqiponja në Tiranë.
Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg, në mungesë, për veprën penale plagosje e rëndë me dashje, për një ngjarje të dhjetorit të vitit 2019.