Policia e Tiranës ka arrestuar, të hënën, një 40-vjeçar nga Kosova, të kërkuar nga autoritetet kosovare për një sërë veprash.
Gazmend Mujaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet për veprat penale: “vrasja e mbetur në tentativë”, “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”.
Ai dyshohet se ka tentuar të vrasë një shtetas në Kosovë dhe më pas është arratisur.
Prej disa kohësh ai banonte në Tiranë.
Prokuroria e Tiranës po kryen veprimet për ekstradimin e 40-vjeçarit në Kosovë.