Policia e Gjirokastrës dhe Frontex arrestuan të mërkurën një 3 persona, një u shpall në kërkim për transportimin e 12 emigratë të paligjshëm.
Persona e arrestuar janë K. T., 38 vjeç, banues në Tepelenë; Sh. M., 26 vjeç, banues në Vlorë dhe A. S., 63 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi F. I., 33 vjeç, banues në Vlorë.
Policia njoftoi se emigrantët strehoheshin “fillimisht në një hotel në Laprakë dhe më vonë i transportonin në drejtim të Malit të Zi, me destinacion final vendet e BE-së”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 automjetet që shërbenin për transportimin e klandestinëve dhe 5 aparate celularë.