
Policia e Tiranës arrestoi të premten një 24 -vjeçare për shitje droge me doza të vogla.
E arrestuara, D.Z shiste heroinë, ekstazi, metadon dhe lëndë narkotike në formë të lëngët e cila tretet në pije, në zonën e Porcelanit, Pazarit të Ri dhe Bllokut.
Çmimi i drogës varionte nga 1.000 lekë deri në 10.000 lekë për një dozë (kokërr).