Policia arrestoi një 35 vjeçare në Korçë pasi akuzohet për trafik të paligjshëm emigrantësh.
Sipas njoftimit të policisë, është arrestuar K. B., 35 vjeçe, banuese në fshatin Libonik, Korçë.
Ajo po transportonte me mjetin tip “Volkswagen”, 5 shtetas sirianë, kundrejt përfitimit 200 euro.
Policia sekuestroi 410 euro të dyshuara se janë përfituara nga kjo veprimtari.