Policia ka arrestuar një 39-vjeçar, i cili bënte thirrje në rrjetet sociale për të vrarë hebrenjtë.
Qytetari me inicialet E.G . banonte në fshatin Koxhaj, Shijak.
Ndalimi i tij u bë pas një hetimi disamujor të nisur në janar 2020, nga Drejtoria e Antiterrorit.
Ai akuzohet për “nxitje, thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “nxitjen e urrejtjes ose grindjeve”.
Krimet e urrejtjes, veçanërisht në internet, rrallë ndiqen penalisht në Shqipëri. Sipas të dhënave të OSBE/ODHIR ka pasur vetëm tre ndjekje penale që nga viti 2014. Ata theksojnë se “Shqipëria nuk ka raportuar periodikisht në ODHIR numrin e krimeve të urrejtjes të regjistruara nga policia.”