
Policia e Shtetit ka arrestuar të martën një 49 vjeçare e cila mashtronte qytetarët duke iu hequr si investitore
Sipas njoftimit të policisë, e arrestuara është personi me iniciale A.H.
A.H ka qenë më parë me denuar për të njejtën vepër penale.
“Kjo shtetase në rolin e investitores iu ka marrë shuma të konsiderushme rreth 200 milion lekë të vjetra shtetasve të ndryshëm duke iu premtuar si klering/ndërrim apartamente, njësi shërbimi, hekur në funksion të ndërtimeve të pallateve apo paisje me gabina elektrike të tensionit të lartë në funksion të pallateve”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës.