Arrestohet një oficer italian dhe dëbohen 2 rusë për spiunazh

Nga Exit News
Arrestohet një oficer italian dhe dëbohen 2 rusë për spiunazh

Një oficer i marinës italiane dhe një oficer rus u arrestua nga Policia ‘Carabinieri del Ros’, për shkëmbim dokumentash të klasifikuara sekret nga qeveria italiane, në këmbim të pagesës prej 5 mijë euro. TgCom 24 njoftoi se arrestimi u krye gjatë dorëzimit të dokumentave. Ata akuzohen për krime të rënda në lidhje me spiunazhin dhe sigurinë e shtetit.

Prokurori ushtarak i Romës, i cili heton krimet e spiunazhit ka hapur zyrtarisht një dosje hetimore mbi arrestimin e oficerëve italianë dhe rusë. Oficeri italian rrezikon të dënohet me 25 vjet burg.

Shkëmbimi i dokumenteve ndodhi në një parking në Romë. Oficeri italian kishte pasur marrë dokumentat e klasifikuara sekret ndërsa ishte në detyrë në Shtabin e Mbrojtjes.

Ambasadori rus u thirr në Ministrinë e Jashtme të Italisë, ku u njoftua me vendimin e  Ministrit Luigi Di Maio për dëbimin e dy zyrtarëve rusë të përfshirë në këtë çështje shumë serioze.

“Unë falënderoj inteligjencën tonë dhe të gjithë aparatet shtetërore që punojnë çdo ditë për sigurinë e vendit tonë “, u shpreh për median Di Maio.

Ndërsa qeveria ruse u shpreh se: “Shpresojmë që kjo çështje të mos ketë pasoja në marrëdhëniet me Italinë”.

Përmes një njoftimi për median, ambasada ruse në Romë bëri të ditur se “tani për tani ne e konsiderojmë të papërshtatshme të komentojmë mbi përmbajtjen e asaj që ndodhi. Në çdo rast, ne shpresojmë që ajo që ndodhi nuk do të reflektohet në marrëdhëniet bilaterale midis Rusisë dhe Italisë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>