
Policia e Durrësit arrestoi të dielën një person në Portin e Durrësit pasi po transportonte 4 shtetas nga Kosova me pasaporta të personave të tjerë.
51-vjeçari u kap nga Policia Kufitare.
Policia arriti ta kapte shtetasin me iniciale S.N pas kontrolleve. Sipas njoftimit S.N po kalonte 4 shtetasit në mënyrë të paligjshme.