
Policia e Elbasanit arrestoi të enjten një person për trafik të paligjshëm emigrantësh.
Policia njofton se personi i arrestuar është P. M., 31 vjeç, banues në Elbasan.
Ai u arrestua në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të vendit të quajtur “Lumi i Tërhanit”, duke transportuar me mjetin tip “Volkswagen Touran” 9 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shumës prej 50 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.