
Policia ka arrestuar një 26-vjeçare pasi dyshon se ka bashkëpunuar me vrasësit e Hekuran Billës, mbrëmjen e 11 qershorit.
E reja me inicialet A.L dyshohet se i ka treguar vrasësve lëvizjet e Billës.
Kjo është e arrestuara e tretë për vrasjen e 11 qershorit. Policia ka arrestuar Viktor Markun dhe kushuririn e tij Sebastian Malin.
Viktori është vëllai i Prel Markut të vrarë në Britani nga Billa, në 2006, ndërsa Sebastiani është nipi i tij.
Ndaj të dyve, gjykata ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’.