
Policia e Vlorës arrestoi, mesnatën e së dielës, një 63-vjeçar, i dyshuar se ka strehuar disa prej klandestinëve të kapur në Vjosë, në hotelin e tij.
63-vjeçari përdorte hotelin e tij për të strehuar klandestinë dhe nga klandestinët e kapur në 8 janar, kishte strehuar 9 prej tyre.
Hetimet për të arrestuarin po bëhen nga Prokuroria e Vlorës. Akuza që rëndon fillimish mbi të është ajo e dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri, kryer në bashkëpunim.
Mbrëmjen e 8 janarit, një gomone me 50 migrantë nga vendet e treta u kap në grykëderdhjen e lumit Vjosë.
50 klandestinë po përpiqeshin të kalonin në Itali duke rrezikuar jetën në kushte atmosferike të papërshatshme për të udhëtuar.