
Drejtuesi i punimeve të OSSH-së, në Gjirokastër u arrestua nga Policia të hënën, pas aksidentimit për vdekje të punonjësit, G.C. I arrestuari akuzohet për nuk ka kontrolluar punën e elektricistëve, duke shkaktuar dëmtimin e dy elektricistë, A. T. dhe G.C, i cili ndërroi jetë në spital.
Policia arrestoi edhe shtetasin K. H., 64 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë operator i OSSH Gjirokastër, për falsifikim të dokumente duke ndërhyrë në librin e dispeçerisë së OSSH Gjirokastër.